Kurti e Minxhozi vlerësojnë angazhimin e përbashkët
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti e Minxhozi vlerësojnë angazhimin e përbashkët

V.Th. RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, njofton Zyra e kryeministrit.

Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme, njofton Kryeministria.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.

Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.

 


MË SHUME NGA Lajme