Watkins thotë se synimi i tij është shkëlqimi me Anglinë në Euro 2024
BKT
Sport

Watkins thotë se synimi i tij është shkëlqimi me Anglinë në Euro 2024

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Aston Villa, Ollie Watkins ka thënë se synimi i tij është që të shkëlqejë me Anglinë në Kampionatin Evropian të vitit 2024. 

Njëzet e shtatë vjeçari ishte sërish protagonist me gol në fitoren 4-1 të Aston Villa ndaj West Hamit në xhiron e fundjavës të Premier League.

Deri më tash në këtë sezon Watkins ka shënuar tetë gola në të gjitha garat. 

"Dua t'i shënoj mbi njëzet gola dhe të shkoj në Euro 2024. Kjo është ajo që dua të bëj. Ky është qëllimi im dhe kjo është ajo që po përpiqem ta shtyej", ka thënë anglezi.

Me fitoren e fundit skuadra e Unai Emery u ngjit në vendin e pestë në Premier League. Aktualisht tabela kryesohet nga Manchester City me njëzet e një pikë, mirëpo Tottehnam që ka vetëm një pikë më pak në rast se fiton sonte kundër Fulham mund ta rrëmbejë pozitën e parë.