Thaçi: Refuzimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, shqetësuese
BKT
Lajme

Thaçi: Refuzimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, shqetësuese

M.Miftari/RTKlive

Aktiviteti i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e deputetëve të opozitës, nga Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, vlerësohet si shqetësuese.

Sipas tij, projektet ndërkombëtare padyshim se ndikojnë në procesin e zhvillimit të Kosovës.

“Shqetësuese është trajtimi që Kuvendi iu bënë në kuptimin e refuzimit të  marrëveshjeve në rrethana që opozita nuk ka treguar mjaftueshëm vullnet për t’iu bashkuar procesit të trajtimit të tyre”, deklaroi, mes tjerash, Arbër Thaçi, hulumtues i KDI-së, në “InfoPlus”, RTK.

Ai, më tutje, ka shpjeguar se një numër marrëveshjesh që kanë ngelur pa u trajtuar, kanë bërë që një shtresë e caktuar e shoqërisë ka ngelur pa përfituar nga ato marrëveshje, fjala vjen, në sferën e arsimit, etj.

“Kjo legjislaturë në pikëpamje të papërgjegjësisë që ka treguar në mosnënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare,pa dyshim se është pakrahasimisht më e papërgjegjshme, me qenë se në legjislaturat e kaluara, në masë të madhe, kanë nënshkruar këto marrëveshje në periudha më të shpejta kohore”, deklaroi Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme