Policia e Kosovës po kryen bastisje në veri
BKT
Foto: Urim Misini
Lajme

Policia e Kosovës po kryen bastisje në veri

Edona Podvorica / RTK

Në 4 komuna në veri të vendit Policia e Kosovës po kryen bastisje në lidhje me sulmin terrorist që u krye në Banjske të Zveçanit më 24 shtator 2023,ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i PK-së në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Aksioni i Policisë së Kosovës në veri ka nisur në orët e hershme të mëngjesit i ndihmuar edhe nga EULEX.

Burime te RTK-së kanë bërë të ditur se njëra nga shtëpitë e bastisura  është pronë e drejtorit të hotelit “Rasjka Banja” në Bansjkë.

Deri tash Policia e Kosovës ka bastisur në 4 lokacione.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme