Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim në Bruksel
BKT
Lajme

Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim në Bruksel

Elmina Osmani/RTK

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim në Bruksel, kanë konfirmuar për RTK-në nga Qeveria e Kosovës.

Sipas qeverisë, agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kurtit, por ai është shprehur i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

“Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7. Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtësore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes” ka bërë të qeveria.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së.

Një ditë më parë, pa dhënë hollësi, Bashkimi Evropian konfirmoi se ka bërë një propozim modern evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se pret nga palët që për të dhe për çështjet tjera të veprohet shpejt.


MË SHUME NGA Lajme