Ministri Maqedonci ngushëllon familjen e ushtarit italian të KFOR-it
BKT
Lajme

Ministri Maqedonci ngushëllon familjen e ushtarit italian të KFOR-it

N.M. /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër është lënduar.

Maqedonci i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian, Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre.

“Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu. Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Maqedonci.

 


MË SHUME NGA Lajme