12:51 / 25.10.2023
Szunyog: BE-ja e përkushtuar për një sistem drejtësie të mirë në Kosovë
RTKlive
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka vizituar Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë.
Szunyog u takua me gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve u uroi suksese në përgjegjësitë e reja dhe diskutoi për sfidat me të cilat përballet Akademia e Drejtësisë e Kosovës me drejtorin ekzekutiv, Enver Fejzullahun.
“BE-ja mbetet e përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që funksionon mirë”, ka theksuar.























