Akil Gjakova i argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Xhudisti kosovar Akil Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Garuesi ynë është mundur në finale nga garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në një finale interesante, Gjakova humbi duelin me garuesin Uzbekistani, megjithatë, Akili nga ky turne i madh i siguroi Kosovën medaljen e argjendtë.
Akil Gjakova prek finalen e madhe të Grand Slamit në Abu Dabi
Xhudisti kosovar Akil Gjakova është duke treguar performancë të lartë në Grand Slamin e Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjakova tashmë ka fituar pesë lufta, duke siguruar finalen e këtij eventi të madh të xhudos.
Akili, i cili po garon në kategorinë deri 73 kg, këtë turne e nisi me fitore ndaj Andreë Munning të Bahameve, derisa në rrethin e dytë mposhti finlandezin Valtteri Olin.
Xhudisti ynë në xhiron e tretë u përballë me Zhansay Smagulovin e Kazakistanit, një duel mjaft të fortë, por të cilën e fitojë falë dënimit të tretë për Smagulovin.
Gjakova në çerekfinale mundi edhe amerikanin Jack Yonezuka, duke kaluar në gjysmëfinalen e kësaj gare joshëse.
Garuesi ynë tashmë i ka siguruar Kosovës medalje nga ky turne pasi ka kaluar finalen e kësaj gare, duke mundur në gjysmëfinale xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.























