Përfundon dëshmia e Mark Shalës
BKT
Gjykata Speciale

Përfundon dëshmia e Mark Shalës

F. S./RTKlive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshminë treditore dëshmitari i radhës, Mark Shala në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë seancës së sotme dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, por edhe të avokatit mbrojtës së Pjetër Shalës si dhe prokurorit të specializuar lidhur me operacionin ‘Shigjeta’, por edhe rreth uniformave të UÇK-së.

Kryetarja e trupit gjykues njoftoi se seanca e radhës në çështjen ndaj Pjetër Shalës pritet të mbahet më 20 nëntor.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale