Hojlund nuk i pëlqen të krahasohet me Haland
BKT
Sport

Hojlund nuk i pëlqen të krahasohet me Haland

Uran Krasniqi / RTKLive

Rasmus Hojlund këmbëngul se nuk dëshiron të krahasohet me Erling Haaland ndërsa dyshja përgatiten të përballen në derbin e Manchesterit të së dielës.

Hojlund ka bërë një fillim inkurajues që nga transferimi i tij prej 64 milionë funte te Manchester United nga Atalanta, duke shënuar tri gola në tri ndeshje të Champions League. 

Rrënjët skandinave dhe stili fizik i lojës kanë bërë që të krahasohet me sensacionin norvegjez të Manchester Cityt, Haaland.

Por danezit nuk pajtohet me krahasimin. 

"Siç e kam thënë shumë, shumë herë. Nuk dua të krahasohem me të. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ndoshta është sulmuesi më i mirë në botë. Shpresoj se mund të përmirësohem dhe pastaj do të shohim", ka thënë danezi.