Abdixhiku thotë se në komunat ku qeverisë LDK po punohet shumë
BKT
Lajme

Abdixhiku thotë se në komunat ku qeverisë LDK po punohet shumë

E.Hoti/ RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në komunat ku qeveris ky subjekt politik po punohet shumë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar për vizitën e Komunës së Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi.

“Në komunat tona po punohet shumë. Projekte kapitale, investime afatgjata, gjëra që mbesin nëpër gjenerata. Sot, vizitova Xhafer Gashin dhe gjithë ekipin e tij në Obiliq. U nderova jo vetëm nga mikpritja e mirë, por dhe nga ambiciet e mëdha që kishin për punë e shërbim”, ka shrkaur ai në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Lajme