Peja arrin fitore nga Heroes Den Bosch, zhgënjen Trepça
BKT
Sport

Peja arrin fitore nga Heroes Den Bosch, zhgënjen Trepça

Uran Krasniqi / RTKLive

Peja në shtëpi ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në grupet e FIBA Europe Cup. Ndërsa Trepça e nisur me humbje garat në grupet e FIBA Europe Cup, duke u mundur në shtëpi. 

Pejanët kanë mundur Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 (23:29, 19:19, 31:16, 26:20).

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 9:16, megjithatë pejanët të motivuar nga tifozët u rikthyen për të ngushtuar rezultatin në 21:24, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:29. Verdhezinjtë me një seri prej 5:0 e nisën periudhën e dytë për 28:29, e më pas edhe 31:32, por holandezët shkuan në pushim me rezultat 42:48.

Peja ishte e jashtëzakonshme në periudhën e tretë. Kampionët e Kosovës bën përmbysjen për të kaluar në epërsi 55:51, dhe më pas e thelluan këtë epërsi në nëntë pikë, 73:64, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Verdhezinjtë shtuan epërsinë edhe më shumë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 99:84.

Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Jay Jay Chandler me 30 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, ndërsa u ndihmua nga Tervell Beck me 18 pikë, Jacob Calloway me 21 dhe Arian Qallaku me 15 pikë.

Për Pejën kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe, kurse humbja e dytë për Heroes Den Bosch.

Peja në sfidën e ardhshme më 1 nëntor është mysafire e PGE Spojnia Stargard.

Ndërsa mitrovicasit janë mposhtur nga ZZ Leiden me rezultat 54:84 (13:18, 14:15, 15:23, 12:28).

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 2:7, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 13:18. Mitrovicasit u rikthyen në periudhën e dytë për të kaluar në epërsi 27:26, megjithatë mysafirët në fund ishin më të mirë për të shkuar në pushim me rezultat 27:33.

ZZ Leiden e nisi çerekun e tretë me seri 0:5 dhe thelloi edhe më shumë epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 42:56. Në dhjetë minutat e fundit, mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 54:84.

Erjon Kastrati shënoi 13 pikë, kurse Drilon Hajrizi 12 për fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Kështu mitrovicasit debutoi me humbje në FIBA Europe Cup, kurse ZZ Leiden kanë dy fitore në dy ndeshje.

Trepça ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj BCM Gravelines Dunkerque si mysafire më 1 nëntor.