Newcastle mposhtet nga Dortmund, PSG fiton pastër nga Milan
BKT
Sport

Newcastle mposhtet nga Dortmund, PSG fiton pastër nga Milan

Uran Krasniqi / RTKLive

Newcastle ka pësuar një humbje të rrallë në stadiumin e vet. Atë ia ka shkaktuar skuadra gjermane e Borussia Dortmund.

Tashmë kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të tretë të fazës grupore të Champions League. 

Pos Dortmundit sonte edhe PSG ka mposhtur Milanin, Manchester City ka fituar kundër Young Boys, Leipzig ka triumfuar kundër Crvena Zvezdës dhe Porto ka ngadhënjyer ndaj Antwerp. Celtic dhe Atletico Madrid janë ndarë baraz. 

Në "St James' Park" "milonerët" kanë fituar me rezultat 0-1 nga skuadra e financuar prej sheikëve arabë. Ka qenë Nmecha që ka shënuar në fundin e pjesës së parë për Dortmundin, gol i cili ka rezultuar i mjaftueshëm për t'u kthyer si fitues në Gjermani. 

Në "Parc des Princes" PSG ka fituar kundër Milanit me rezultat 3-0. Mbappe (32'), Muani (53') dhe Kang-in (89') i kanë dhë fitoren skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

Në Zvicër City nuk ka lejuar befasi nga kampioni i këtij vendi, Young Boys. Akanji (48') dhe Haaland (67', 86') kanë shënuar për fitoren e anglezëve, derisa goline  vetëm për vendasit e ka realizuar Elia (52').

Leipzig ka fituar kundër Crvena Zvezdës me rezultat 3-1, Porto ka mposhtur Antwerpin 4-1, ndërsa Celtic-Atletico Madrid është mbyllur me rezultat 2-2. 

Nesër, të enjten, pritet të zhvillohen ndeshjet e dy kompeticioneve të tjera, Europa League dhe Conference League.