Uka: Takimi i sotëm mund të sjell hapa pozitiv në zbatimin e marrëveshjeve
BKT
Foto: REL
Lajme

Uka: Takimi i sotëm mund të sjell hapa pozitiv në zbatimin e marrëveshjeve

Sh.G/RTKlive

Takimi i sotëm në Bruksel, i kryeministrit Albin Kurti dhe i presidenti serb, Aleksander Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së, konsiderohet shumë i rëndësishëm nga analistët në Prishtinë. Fidan Uka në emisionin Info Plus në RTK, tha se ky takim ka rëndësi të veçantë edhe për rrjedhën e dialogut dhe planin e sekuencimit.

“Ndarja e kohës nga tre liderët shumë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Makron, Sholtz dhe Meloni për t’i takuar dy liderët  e Kosovës dhe të Serbisë është indikacion i rëndësishëm, se BE është shumë i përkushtuar që palët të afrohen dhe  procesi dialogues të përfundojë me sukses”, deklaroi Uka.

Ai tha se sot ishte një ditë e gjatë e nga takimet në mesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me akterët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe sipas paralajmërimeve dhe indiceve, siç thotë Uka,  mund të ketë hapa pozitivë të pranimit të zbatimit të marrëveshjeve.

“Mendoj që palët tani më i kanë dhënë komentet e tyre, si Kosova po ashtu edhe Serbia, se si i shohin zbatimin e këtyre marrëveshjeve, dhe siç duket nga takimet e sotme...mund të kemi një përafrim dhe pranim të planit, për të vazhduar më tutje zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara më herët në Ohër dhe në Bruksel”, deklaroi Uka.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Meloni tha se dy udhëheqësve u është kërkuar të bëjnë hapa përpara "në zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të arritura në muajt dhe vitet e fundit". "Do të shohim se si do të shkojë dita dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë hap përpara", tha kryeministrja italiane.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme