Osmani për të shtënat masive në SHBA: Qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas të shtënave masive në Lewiston, Maine.
Nëpërmjet një postimi në platformën 'X' Osmani ka thënë se Kosova qëndron me aleatët amerikanë në këtë kohë tragjike.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Lewiston, Maine. Zemrat tona janë për banorët e Lewiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, ka shkruar ajo.
Policia e ka identifikuar sulmuesin si Robert Card (40), si të dyshuar në lidhje me sulmin e të mërkurës.
Ai është thënë se ka qenë instruktor armësh në forcën rezervë të ushtrisë amerikane.
Sipas informacioneve të policisë, Card ka qenë i shtruar për trajtim për dy javë në një qendër të shëndetit mendor, pa dhënë hollësi për llojin e trajtimit që ka marrë.
Kujtojmë se të paktën 18 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën në të shtëna masive me armë në qytetin Lewiston të shtetit Maine.























