Ngjarjet e datës 27 tetor
BKT
Në Fokus

Ngjarjet e datës 27 tetor

RTKlive

 Ngjarjet e datës 27 tetor 2023

Mbahet seanca e apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-11:05)

Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Palestra sportive “Shani Nushi” – Gjakovë, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në konsorcium me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, do të prezantojë raportin tematik me temë: “Bujqësia në fokus: roli, impakti dhe keqpërdorimet e fondeve mbështetëse”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Objekti i Qeverisë, salla P-31, ora 15:00)

Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizon ekspozitën e parë përmes projektit “Takohemi në Ekspozitë”, kushtuar personave më aftësi të kufizuara. (Qendra e Rinisë, Suharekë, ora 17:30)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën e përkohshme të veprës “Dita e Re” nga Barbara Prenka. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë, ora 18:00)


MË SHUME NGA Në Fokus