Haradinaj: Kurti bëri hapin e duhur, BE-ja t’i heqë sanksionet
BKT
Lajme

Haradinaj: Kurti bëri hapin e duhur, BE-ja t’i heqë sanksionet

SH.Ç/RTKlive

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pranimi që kryeministri Albin Kurti, i bëri planit të BE-së, është hap i duhur. Sipas tij pas kësaj BE-ja duhet që t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës.

“Kosova ka bërë një hap të madh përpara, kryeministri Kurti me pranimin e propozimit të pesëshes e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur pas një kohe të gjatë të humbur. Pas ngjarjeve të djeshme BE-ja duhet t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës. Është e pakuptimtë të vazhdohet me sanksione ndaj Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Lideri i AAK-së, i ka bërë thirrje Kurtit që të veprojë ngushtë me aleatët e Kosovës.

“Plani frnako-gjerman, udhërrëfyesi i Ohrit, edhe obligimet e marra janë treguar dje me gatishmëri. I bëj thirrje kryeministrit Kurti që në etapat tjera të veprojë ngushtë me aleatët tanë. Ta shfrytëzojë ditën e djeshme për avancim në NATO. Pres t’i respektojë të zgjedhurit e popullit, të vijë në parlament. Për mua dita e djeshme është hap përpara për Kosovën”, ka theksuar Haradinaj.

Gjithashtu ka thënë se është ndier mirë kur Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e ka adresuar sulmin terrorist.


MË SHUME NGA Lajme