Moti me vranësira dhe me intervale kohore me diell
BKT
Lajme

Moti me vranësira dhe me intervale kohore me diell

RTKlive

Në vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara  dhe me intervale kohore me diell . Vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimime shpejtësi 1-8m/s.

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara  dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga jug-perëndimi shpejtësi 1-8m/s.

Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

 

 


MË SHUME NGA Lajme