Ker-Lindsay: Themelimi i Asociacionit, argument për presion ndaj Serbisë
SH.Ç/RTKlive
Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, propozimin ndërkombëtar për Asociacionin, Ker-Lindsay e sheh si një pikë kthese të mundshme në proces. Sipas tij, nëse Kosova do të pajtohet të themelojë Asociacionin, atëherë kjo do të krijonte një argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Serbisë.
Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, ka folur për Zërin e Amerikës, për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e fundit në Bruksel. Ai ka shpërndarë tekstin e Zërit të Amerikës në profilin e tij në „X“ duke thënë se proceset e paqes shpesh herë kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimit të hapave në rëndin e duhur.
Sipas tij, në Kosovë, krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia.
“Proceset e paqes shpesh kanë të bëjnë me renditjen. Zhbllokimi i hapave në rendin e duhur. Në Kosovë, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia“, ka shkuar ai.























