Bayern i pamëshirshëm kundër Darmstad
BKT
Sport

Bayern i pamëshirshëm kundër Darmstad

Uran Krasniqi / RTKLive

Harry Kane ka realizuar "hat trick" në fitoren e thellë kundër Darmstad, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në kuadër të Bundesligës. 

"Bavarezët" kanë shënuar fitore me rezultat 8-0. 
Pos anglezit, për skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel kanë shënuar edhe Sane dy herë, Musiala dy herë si dhe Muller njëherë. 

Në këtë ndeshje pos golave u dhanë edhe tre kartonë të kuq, ku nga Bayern u ndëshkua  Kimmich, ndërsa nga Darmstad Gjasula dhe Maglica. 

Pas kësaj fitore, bavarezët kanë marrë kryesimin e tabelës me njëzet e tri pikë, kurse Darmstad gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë.