Çeku i quan dyfytyrësi reagimet e opozitës për Asociacionin
BKT
Lajme

Çeku i quan dyfytyrësi reagimet e opozitës për Asociacionin

Sh.Ç /RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës për kritikat e tyre për Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin thanë se është pranuar pa njohje.

Duke e quajtur dyfytyrësi të thellë, ministri Çeku, ka theksuar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.

 “Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme