Çitaku-Çekut: Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin...
BKT
Lajme

Çitaku-Çekut: Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin...

F.S / RTKlive

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun, i cili përmes një statusi në Facebook tha se opozita në vend është dyfytyrëshe.

Çitaku tha se ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të Asociacionin.

“Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme