PSG realizon fitoren e katërt radhazi
BKT
Sport

PSG realizon fitoren e katërt radhazi

Paris Saint Germain ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në Ligue 1. Në ndeshjen e Javës së dhjetë skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka fituar nga Brest në një ndeshje ku janë shënuar pesë gola.

Ndeshja është mbyllur ne rezultat 2-3. 

Parisienët kan krijuar epërsi prej dy golash, me realizimet e Zaire-Emery (16') e Mbappe (28'), por vendasit janë kthyer në lojë duke vënë barazpeshën me golat e Mounie (43') dhe  Douaron (52').

Kur ndeshja ka shkuar në minutën e tetëdhjetë e nëntë dhe është dukur se përballja do të mbyllej me barazim, në skenë ka dalur edhe njëherë Mbappe, i cili ka shënuar dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së PSG-se. 

Në tabelën që kryesohet nga Nice, PSG gjendet në vendin e dytë.