20:38 / 29.10.2023
Gërvalla: Suksesi i këngës në RTK, hap frymëzues drejt rezultateve të reja
F.S / RTKlive
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla e ka përshëndetur punën dhe, siç ka thënë ai, rezultatin e kolegëve në Festivalin e parë të Këngës në RTK.
Gërvalla ka thënë se ky është hap frymëzues që duhet të na dërgojë drejt rezultateve të reja.
“Cilësia dhe profesionalizmi i arritur te Festivali, duhet të reflektohet, dhe me siguri do të reflektohet edhe te programet informative, debatet, programet zbavitëse e kulturore. Do të punojmë bashkë për të përmirësuar aty ku mundet e për të reformuar aty ku duhet, sepse ua kemi borxh qytetarëve, publikut”, ka thënë drejtori i TV-së, Rilind Gërvalla.























