Specialja kryen bastisje në shtëpitë e Shalës dhe Smakës
Visar Shatrolli/ RTK
Që nga orët e hershme të mëngjesit Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer bastisje në Prishtinë.
Aktualisht bastisje janë duke u kryer në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smaka, raporton RTKlive.
Ndërkohë, aksioni i ZPS-së i kryesuar nga EULEX ka përfunduar me bastisjen në shtëpinë e ish-këshilltarit tjetër i ish-presidentit, Thaçi, Blerim Shala.
Prokuroria e Specializuar e Hagës kohëve të fundit ka pasur disa aksione të ndryshme të ngjashme.
Bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e heroit Fahri Fazliu dhe në familjen e Hakif Zejnullahut.
Javë më parë Prokurori i Dhomave te Specializuara ja ua ka konfiskuar telefonat një disa ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe komandantin e zonës së Llapit, Rrustem Mustafa.























