BSPK: Largimi i përkohshëm nga puna i punëtorëve të Trepçës, i rrezikshëm
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

BSPK: Largimi i përkohshëm nga puna i punëtorëve të Trepçës, i rrezikshëm

V.Th. RTKlive

Menaxhmenti i Trepçës ka suspenduar nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator, e për këtë ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke thënë se dënojnë këtë vendim.

BSPK thotë se vendimi i sotëm, 30 tetor 2023, i Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani, i cili është marrë për largimin e përkohshëm nga puna të sindikalistëve Ibrahim Januzi, Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani dhe Esat Meha, punëtorë të Shoqërisë Aksionare Trepça është i papranueshëm

Sipas BSPK-së të largosh nga puna veprimtarët sindikalistë vetëm e vetëm se janë pranë mjnatorëve në kërkesat e tyre të drejta është më shumë se tejet ndjellakeq.

“Çdo kush që merr këso lloj vendimi të padrejtë dhe të pabazuar e të pambështetur ligjësisht bën shkelje të rëndë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Tutje Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thotë se do të përdorën të gjitha mjetet e mundshme ligjore sindikale e edhe ato të fundit për të prapësuar këtë veprim.

Po ashtu Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që Partneri Social – Qeveria të bëjë hapin e duhur dhe të tërheq këtë vendim tejet dëmtues.


MË SHUME NGA Lajme