Suspendimi i sindikalistëve të Trepçës, Çitaku e cilëson të padrejtë
BKT
Lajme

Suspendimi i sindikalistëve të Trepçës, Çitaku e cilëson të padrejtë

F.S / RTKlive

Pas grevës disa ditore nga minatorët e Trepçës, së fundi menaxhmenti i kësaj ndërmarrje suspendoi kreun e kësaj sindikate me katër punonjës të tjerë.

E për këtë rast, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku duke e cilësuar si të “padrejtë” këtë vendim të menaxhmentit.

“Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë. Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet. Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenj të tyre”, ka shkruar Çitaku.


MË SHUME NGA Lajme