Deri më 1 dhjetor zgjatet afati për regjistrimin e makinave ilegale
BKT
Lajme

Deri më 1 dhjetor zgjatet afati për regjistrimin e makinave ilegale

F.S / RTKlive

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka marrë vendim që automjeteve me targa të emërtimeve vjetra t’ua zgjas afatin deri me 1 dhjetor 2023.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/103 të datës 28 tetor 2022, duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 1 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe të shënuar së fundmi për regjistrim të automjeteve me targa RKS”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi të Qeverisë ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe të shënuar së fundmi për regjistrim të automjeteve me targa RKS.

“Vendim i ri, po ashtu parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme