Messi sërish rrëmben “Topin e Artë”
BKT
Sport

Messi sërish rrëmben “Topin e Artë”

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Asi argjentinas Lionel Messi sërish ka rrëmbyer trofeun “Topi i Artë” nga Gazeta e famshme franceze ‘France Football’.

Sulmuesi argjentinas fitojë garën ndaj Kylian Mbappe-s dhe Erling Haaland, duke fituar sërish çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Ky është “Topi Artë” i teti në karrierën e Messit, i cili me Argjentinën fitojë Kupën e Botës.

Messi, i cili gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua Inter Miamit nga PSG-ja, ka qenë njeriu kryesor në suksesin e Argjentinës, derisa ai shfaqi formë të lartë edhe në fanellën e PSG-së, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Ligue 1.

Aitana Bonati, fituese e “Topit të Artë” për femra

(E plotësuar) Mesfushorja spanjolle Aitana Bonati është fituese e “Topit të Artë” për edicionin 2023.

Mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, bëri një sezon të madh dhe padyshim se ishte futbollistja më e mirë tek Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës.

Ajo fitojë gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e kaluar.

Man City, klubi më i mirë

(E plotësuar) Manchester City e ka fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit nga Gazeta e famshme franceze ‘France Football’.

City nën drejtimin e strategut Pep Guardiola, sezonin e kaluar fitojë tripletën, dhe padyshim se skuadra angleze e meritojë çmimin e klubit më të suksesshëm të vitit.

Haaland rrëmben trofeun “Gerd Muller”

(E plotësuar) Sulmuesi Manchester Cityt, Erling Haaland është zgjedhur golashënuesi më i mirë në ceremoninë sportive “Topi i Artë” që po mbahet në Paris.

Ylli norvegjez ishte lojtari më i mirë në suksesin e skuadrës angleze, e cila sezonin e kaluar kishte fituar tripletën.

Haaland, i cili shënoi kishte shënuar 56 gola kampionatin e kaluar me plotë me meritë fiton trofeun “Gerd Muller”.

Martinez, portieri më i mirë në planet

(E plotësuar) Portieri argjentinas Emiliano Martinez, është zgjedhur portieri më i mirë në planet në ceremoninë sportive “Topi i Artë” që po mbahet në Paris.

“Gardiani” i Aston Villas ka fituar këtë çmim pasi suksesit me Argjentinën ku fitojë Kupën e Botës.

Ai ishte një nga lojtarët më meritor në suksesin historik të Argjentinës që fitojë trofeun e Kupës së Botës.

Barcelona, klubi më i mirë për femra

(E plotësuar) Barcelona ka rrëmbyer trofeun e klubit më të mirë në konkurrencën e femrave në ceremoninë sportive “Topi i Artë” që po mbahet në Paris.

Klubi katalonas rrëmbeu trofetë më të rëndësishëm në sezonin e kaluar duke prekur majat e botës.

Bellingham fiton çmimin lojtari më i mirë i ri

Supertalenti i Real Madridit, është zgjedhur lojtari më i mirë i ri (Kopa TRopy), nga Gazeta e famshme franceze ‘France Football’.

Këtë çmim anglezi e mori në ceremoninë sportive “Topi i Artë” që po mbahet në Paris.

Bellingham, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund, është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në fanellën e “Los Blancos”, ku deri tash ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje të zhvilluara me gjigantin spanjoll.