Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti
BKT
Në Fokus

Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

RTKlive

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Me këtë rast kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.


MË SHUME NGA Në Fokus