Serbia shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për 17 dhjetor
BKT
Lajme

Serbia shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për 17 dhjetor

B. H. | RTKlive

Serbia muajin tjetër do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.

Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare e ka nënshkruar, të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa vendimin për zgjedhje lokale në 65 komuna e ka nënshkruar kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq. Zgjedhjet për të dy nivelet janë caktuar për 17 dhjetor. Vuçiq gjatë deklarimit të tij me rastin e shpalljes së zgjedhjeve nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, teksa ka thënë se Serbia në këtë periudhë do të jetë nën presion të madh për shkak të  çështjes së Kosovës dhe  çështjeve tjera në regjion. Me shpalljen e zgjedhjeve, Vuçiq ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022.


MË SHUME NGA Lajme