Teatri Kombëtar i Kosovës nis muajin nëntor me balet
BKT
Foto: Teatri Kombëtar i Kosovës / Facebook
Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës nis muajin nëntor me balet

Ardiana Gashi / RTK

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar programin e muajit nëntor 2023.

Shfaqja e parë e cila do të jepet më 1 nëntor është “Correr o Fado” nga Baleti Kombëtar i Kosovës, përderisa shfaqja “Udhëtim i gjatë drejt natës” do të jepet më 2 dhe 3 nëntor.

Baleti Kombëtar i Kosovës përmes “Correr o fado” do të kapë ritmet portugeze si mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale të Portugalisë. Në një mori lëvizjesh, tingujsh, ndjesish dhe ndjenjash, kërcimtarët do të na përcjellin artin dhe bukurinë e tyre atë që perceptohen si të gjitha shqisat.


MË SHUME NGA Kulturë