MD: Aktiviteti i sotëm nuk ka të bëjë me personat e zhdukur
BKT
Lajme

MD: Aktiviteti i sotëm nuk ka të bëjë me personat e zhdukur

A.B/RTKlive

Ministria e Drejtësisë njofton se me urdhëresë nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga Eulexi, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit.

“Aktivitet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast. Pasi që rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës. Për hir të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, njofton Ministria e Drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme