Prokuroria ka prezantuar numër simbolik nga lista e gjatë e dëshmitarëve
BKT
Lajme

Prokuroria ka prezantuar numër simbolik nga lista e gjatë e dëshmitarëve

Behxhet Begu|Hagë/ RTK

Me 5 nëntor bëhen 3 vjet nga arrestimi i udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare.

Prokuroria ka përpara mijëra orë te prezantimit të dëshmitarëve, kurse pala mbrojtëse ende nuk e di kohën kur mund të fillojë me prezantimin e provave shfajësuese, raporton RTKlive.

Në trevjetorin e arrestimit të liderëve të institucioneve të Kosovës, Gjykata është në përpjekje që të gjejë një balancë në mes transparencës para publikut dhe seancave të mbyllura, të cilat e kanë dominuar gjithë procesin gjyqësor.

Këtë sfidë e pranon edhe vet zëdhënësja e Gjykatës, Anele Griep.

Dhomat e Specializuara të Kosovës shpesh-herë janë akuzuar si një gjykatë një- etnike dhe e pabalancuar, e cila po gjykon vetëm etnitetin shqiptar, mirëpo përfaqësuesit e gjykatës thonë se ata janë të paanshëm dhe të përkushtuar që të ofrojnë drejtësi për viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Dhomat e Specializuara, deri tash, i kanë braktisur disa nga prokurorët me të rëndësishëm ose duke u larguar ose duke u angazhuar në çështje të tjera penale, mbetet të shihet se si do të reflektohet kjo në procesin e ardhshëm gjyqësor.

Avokati i Hashim Thaçit në një intervistë për disa gazetarë kosovar ka dhënë versionin e vet rreth procesimit të provave dhe është shprehur i bindur se prokuroria është shërbyer me informata të improvizuara dhe dëshmitarë të përgatitur.

Intervista me Gregory Keho udhëheqës i ekipit të mbrojtjes së Hashim Thaçit do të transmetohet të dielën në trevjetorin e arrestimit të ish udhëheqësve të UÇK-së.


MË SHUME NGA Lajme