AAK-ja kërkon që Kuvendi të shqyrtojë kërkesat e Policisë së Kosovës
BKT
Lajme

AAK-ja kërkon që Kuvendi të shqyrtojë kërkesat e Policisë së Kosovës

E.Podvorica /RTK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, në konferencë për media ka thënë se AAK-ja kërkon nga pozita dhe opozita që me urgjencë të shqyrtojnë kërkesat e Policisë së Kosovës.

Berisha ka thënë se është hera e parë që Njësia Elite del për protestë para qeverie,ndërkohë  ata po trajtohen jo-seriozisht nga kjo e fundit. Ai ka deklaruar se Policinë po e kërcënojnë politikat fëmijërore të kryeministrit.

“Sot po e kërcënojnë Policinë, politikat fëmijërore të kryeministrit dhe një ministri. Është e pakapshme për një mendje të shëndoshë që një ministri me dalë e me thënë se e ka rrogën 2 000 euro... Policia e Kosovës nuk është parti politike. Po ju drejtohem qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk e dinë se çka do të thotë me i bartë tetë kilogram në shpinë, nuk e dinë sa shumë ushtrime e sakrificë duhet ë bëjnë për të ushtruar profesionin e policit, në një situatë çfarë jemi sot në veriun e Kosovës, të cilën punë po bënë Policia  e Kosovës sot”, tha pos tjerash Berisha.


MË SHUME NGA Lajme