Kurti takon raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
BKT
Lajme

Kurti takon raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E. Osmani /RTK

Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis ka arritur në ndërtesën e qeverisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Dora Bakoyannis është raportuese për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raporton RTKlive.

Bakoyannis do të bëjë raportin gjithëpërfshirës konsultativ për Komisionin për Politikën dhe Demokracinë, i cili shkon për miratim në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të KiE.

Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, njëherësh ish- kryediplomate e Greqisë, sot është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kujtojmë se raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis po qëndron në Kosovë, në një vizitë fakt-mbledhëse në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vizita e Bakoyannis shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kjo vizitë i paraprinë vizitës së raportueseve nga dy Komitetet tjera përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe  Béatrice Fresko-Rolfo, të cilat do të qëndrojnë në Kosovë në fillim të muajit dhjetor.

Pas votimit të raportit të Dora Bakoyannis në njërën nga sesionet plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare vendosin për ta ftuar Republikën e Kosovës si anëtare të plotë në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Lajme