Maqedonci vizitoi kadetët e FSK-së, premton mbështetje për ushtrinë
BKT
Lajme

Maqedonci vizitoi kadetët e FSK-së, premton mbështetje për ushtrinë

M.Sh/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj. Ai ka parë nga afër përgatitjet që po i bëjnë kadetët gjatë stërvitjeve bazike, ndërsa ka premtuar mbështetje të fuqishme për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.

Komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar ministrin Maqedonci me mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj”, ka deklaruar Dreshaj.

Ndërsa Maqedonci ka thënë se Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme