Hovenier përgëzon ministrin Vitia rreth donacioneve me barna në veri
M.P. / RTKlive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka përgëzuar iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin me barna të qendrave mjekësore në komunat me shumicë serbe.
Ai ka shkruar në platformën 'X' se ky vendim shpreh përkushtimin për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.
“Unë bashkohem me kolegun tim të BE-së për përgëzime ndaj ministrit Arben Vitia rreth aprovimit të shpejtë të donacioneve të barnave dhe furnizimeve mjekësore dhe përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Ai këtë reagim e ka bërë duke replikuar në "X" drejtuesin e zyrës së Evropës në Kosovë, Tomáš Szunyog, ku edhe ky i fundit kishte përshëndetur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
























