Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e vrasjes së Haki Imerit
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e vrasjes së ish-anëtarit të kryesisë së LDK-së në Skënderaj, Haki Imeri.
“Në këtë 24-vjetor, kujtojmë një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi. Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshtetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999. Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat!”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.























