Policia parandalon grabitjen e bankomatëve në rrugën Ferizaj-Prishtinë
BKT
Foto: Driton Ramadani
Lajme

Policia parandalon grabitjen e bankomatëve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Driton Ramadani /RTK

Një grabitje në proces, i ndodhur rreth orës 4:50, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në afërsi të rrethit të madh, afër një pike të karburantit, është parandaluar nga intervenimi i policisë.

Me këtë rast, policia është sulmuar me armë zjarri nga ana e grabitësve. Pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.

"Disa persona, pas këtij akti, me një automjet kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur", ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së në Ferizaj, Kanun Veseli, duke mos dhënë sqarime te tjera, pasi që policia është duke i vazhduar hetimet.

Në vendin e ngjarjes vërehet një bankomat i demoluar dhe disa të tjera të dëmtuara, që dyshohet të kenë qenë caku i grabitjes dhe, në vendin e ngjarjes, pos policisë, është edhe prokurori i shtetit, Rasim Maloku, i cili tha se janë duke i bërë hetimet në vendin e ngjarjesë dhe që konfirmoi në tërësi rastin.No description available.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme