Gjuan me armë në dasmë, pas disa javësh i konfiskohen dy revole
M.Sh/RTKlive
Para disa javësh, një qytetar në Malisheve kishte shtënë me allti në një aheng familjar, ndërsa që nga atëherë rasti për policinë nuk ishte i përfunduar. Policia e Kosovës i kishte rënë në gjurmë dhe në fshatin Kravsari i kishte shkuar në shtëpi personit, nga i ciki kishte konfiskuar dy revole.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, pasi kishte pranuar informatë se i dyshuariI. B. shtetas i Republikës së Kosovës kishte armë në posedim të paautorizuar dhe gjatë muajit gusht në një aheng familjar kishte shtënë me armë, ka realizuar kontrollnë vendbanimin e tij në fshatin Kërvasari-Malishevë”, njofton Policia.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me dy karikator dhe gjashtë copë fishekë.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore është liruar, derisa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.























