Hoxhaj: Kurti e ka pranuar dhe mban draftin të fshehur
V.Th. /RTKlive
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, në seancën e sotme parlamentare, tha se kryeministri e tha publikisht që marrëveshjen e ka, por që duhet ta mbajë të fshehtë.
“E ka pranuar msheft dhe duhet ta mbajë msheft, ky është mesazhi që morëm ne sot”, tha hoxha.
Ai tutje u drejtua deputetëve duke u thënë se a kanë menduar ndonjëherë se Albin Kurti i parimeve dhe idealeve të mëdha përfundon në një situatë politike ku është i fshehtë.
“A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit dhe qytetarët duhet ta din se është përpjekje për me manipuluar”, tha Hoxhaj.
“Nëse ky do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, do të duhej të thoshte analizojeni draftin, debatojeni draftin, jam i interesuar për konsensus të brendshëm politik dhe me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh tutje Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Kurti i ka thënë po një dokumenti pa negocim, pa asnjë përfitim dhe pa asnjë kusht.
Tahiri: Statuti me një arbitrazh, me nenin 7, po kalon në autonomi substanciale
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në këtë seancë, tha se sot për herë të parë ky Kuvend diskuton për elementet që kryeministri i republikës së Kosovës i prezanton elementet e draft statusit të asociacionit.
Ai tha se draft statuti me një arbitrazh brenda dhe me marrëveshjen e Ohrit me nenin shtatë me vetë menaxhim po kalon në autonomi substanciale.
“Mendoj që sot duket e qartë që kemi hy në një rrugëtim i cili do na qojë pa dyshim në themelimin e autonomisë substanciale apo të asociacionit”, tha Tahiri.























