Hovenier për rastin Krasniqi: Konfirmim i SHBA-së kundër korrupsionit
BKT
Lajme

Hovenier për rastin Krasniqi: Konfirmim i SHBA-së kundër korrupsionit

M.P. / RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas lajmit të ndalimit të hyrjes në SHBA të ish-drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Nexhat Krasniqit dhe familjes së tij.

Ambasadori amerikan në platformën "X" ka shkruar se ky është konfirmimi se si trajtohet korrupsioni në shtetin amerikan.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier.

“Shtetet e Bashkuara po e cilësojnë Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme