Përleshje mes tifozëve para finales së Copa Libertadores
BKT
Sport

Përleshje mes tifozëve para finales së Copa Libertadores

Uran Krasniqi/RTKLive

Dy persona kanë janë lënduar rëndë në rrugët e Rio de Janeiro. Kjo pas një përplasje midis tifozëve të Fluminense dhe atyre të Boca Juniors para finales së Copa Libertadores.

Policia braziliane në funksion të qetësimit të situatës ka qenë e detyruar të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës drejt tifozëve. 

Sipas mediave lokale, përplasjet në bregdet kanë ndodhur derisa plazhi Copacabana ishte plot me familje dhe turistë.

Finalja e garës më të rëndësishme në nivel të klubeve latinoamerikane është planifikuar të zhvillohet në Maracanà të shtunën më 4 nëntor.