17:12 / 04.11.2023
Napoli fiton, Rrahmani luan tërë kohën
Uran Krasniqi/ RTKLive
Napoli ka realizuar fitore në Javën e njëmbëdhjetë në Serie A. Ia ka dalë që si mysafir të fitojë nga Salernitana. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-2.
Që të dy pjesët janë dominuar nga skuadra napolitante, ku në të dy pjesëlojët është shënuar nga një gol.
Raspadori (13') dhe Elmas (82') kanë realizuar për skuadrën e Rudi Garcia.
Për Napolin gjatë tërë kohës ka luajtur edhe reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani.
Pas kvsaj ndeshje, Napoli gjendet e katërta në tabelën e kryesuar nga Inter, ndërsa skuadra e Filippo Inzaghi është në vendin e njëzet, pra të fundit.























