Gjakova fiton Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian
BKT
Sport

Gjakova fiton Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian

Uran Krasniqi/RTKLive

Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës. Kjo pas fitores në repesazh nga Lasha Shavdatuashvili i Gjeorgjisë.

Rruga e Gjakovës për deri tek kjo arritje ka qenë e ngarkuar me disa përballje, ku ai paraprakisht ka fituar nga bullgari Mark Hristov dhe serbi Bagajev Bajsangur, kurse  raundin e parë e ka kaluar pa luftë. 

Medalja e Gjakovës është e katërta për Kosovën në Evropian. Paraprakisht medalje kanë fituar edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Laura Fazliu.