Laura Fazliu merr Medaljen e Bronztë në Francë
BKT
Sport

Laura Fazliu merr Medaljen e Bronztë në Francë

Uran Krasniqi/RTKLive

Laura Fazliu ka fituar në repesazh nga portugezia, Barbara Timo për ta fituar Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos në Montepellier të Francës .

Rruga e Fazliut për deri tek kjo arritje ka qenë e ngarkuar me disa përballje, ku në gjysmëfinale është mposhtur nga sllovenja Andrea Leshki, por në çerekfinale ka mposhtur francezen, Clarise Agbegnenou, kurse paraprakisht xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.

Medalja e Fazliut është e katërta për Kosovën në Evropian. Paraprakisht medalje kanë fituar edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.