Von Cramon: Kosova duhet të plotësojë një kusht, të formojë Asociacionin
RTK
Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm në qëndrimin e saj proevropian.
Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj proevropian, reformat e saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Von Cramon.
Kështu deklaroi për DW, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Mirëpo, siç thekson ajo, sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht, e ai është propozimi për formimin e Asociacionit në një formë.























