Kurti: Bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshon
BKT
Lajme

Kurti: Bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshon

RTK

Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime, të cilat, sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.

Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje, të mbajtur të dielën, Kurti ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së. Kryeministri kujtoi me mall mikun dhe bashkëveprimtarin e tij, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Më tej, ai tha se Selimi do të jetë gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar.

`Mezi presim të na kthehet`, tha, mes tjerash, Kurti.


MË SHUME NGA Lajme