Nottingham Forest i jep fund serisë pozitive të Aston Villa
BKT
Sport

Nottingham Forest i jep fund serisë pozitive të Aston Villa

Uran Krasniqi/RTKLive

Nottingham Forest i ka dhënë fund serisë së gjashtë ndeshjeve të Aston Villas pa humbje.

Në ndeshjen e Javës së njëmbëdhjetë të Premier League të zhvilluar në "City Ground", Forest ka triumfuar me rezultat 2-0.

Fillimi i shpejtë i vendasve u shpërblye me avantazh në minutën e pestë, kur ka realizuar Aina.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. 

Dy minutapas fillimit të pjesës së dytë Mangala ka gjetur golin edhe njëherë për Forest. 

Teksa ora ecte mysafirët tentuan kthimin në lojë, por nikoqirët mbetën të fortë në prapavijë, duke zmbrapsur disa sulme. 

Pas kësj ndeshje Villa bie në vendin e pestë në tabelën e kryesuar nga Manchester City, ndërsa Forest gjendet në vendin e dymbëdhjetë.